3 dhuratat nën pemë tek Interi, nga afrimi i një mesfushori te avancimi i Juves në Champions
Interi mbylli vitin 2019 me pikë të barabarta me Juventusin në krye të Seria A. Diferenca e madhe mes skuadrave duket se është ngushtuar ndjeshëm. Me Antonio Conten, i cili njihet si specialist i viteve të para në pankinë, zikaltërit shpresojnë që t’i japin fund dominimit të skuadrës torineze në Itali. Por cilat janë dhuratat që shpreson klubi milanez.
Pako 1: Një mesfushor- Prioriteti i Marotta-s në merkato është afrimi i një mesfushori me kualitet, i cili mund të sjellë edhe disa gola më shumë. Vidan dhe Kulusevski janë dy profile të ndryshme, por që mund të përshtaten shumë shpejt në skemat e trajnerit Conte. I pari sjell kualitet dhe gola, ndërkohë që lojtari i Parmës shihet si investim i mirë për të ardhmen.
Pako 2: Sensi dhe Barella– Një nga frutet e punës së Contes është fakti që nuk ka humbur terren, pavarësisht mungesave të dy futbollistëve kryesor në mesfushë. Sensi ka shfaqur probleme muskulore, ndërkohë që Barella u operua në gjurin e djathtë m 27 nëntor dhe mund të kthehet pas pushimeve. Conte mund të buzëqesh, emergjenca në mesfushë po mbaron.
Pako 3: Juventus të avancojë në Champions- Mund të duket një paradoks që tifozët e Interit të shpresojnë që bardhezinjtë të bëjnë mir ënë Champions, por kjo i ndihmon së tepërmi. Zikaltrit nuk do të donin një kundërshtar, që të jetë i përqendruar vetëm në kampionat, pasi në atë rast do të ishte më e vështirë. Nëse Juventus angazhohet më shumë në Champions League, atëherë mund të humbasë edhe disa pikë rrugës për t’i dhënë mundësinë Interit që me një ecuri pozitive të mbajë kreun e klasifikimit. /Rozalb Lika-Koha Jone/