3 futbollistë të skuadrës së PSG dalin pozitiv daj koronavirusit

Kampionati francez është mbyllur para kohe për shkak të pandemisë, por klubet që do të luajnë në Champions vijojnë përgatitjet. Të gjithë futbollistët i janë nënshtruar testeve dhe  surprizat nuk kanë munguar.

Janë katër të infektuarit te PSG me tre futbollistë dhe një pjesëtar të stafit që kanë rezultuar pozitivë, por nuk kanë simptoma. Lojtarët janë kthyer të hënën në qendrën stërvitore të Ooredoo dhe u janë nënshtruar testeve fizike dhe mjekësore.

Klubi francez ka komunikuar rezultatet e testeve, duke saktësuar se të gjithë janë mirë. Nuk janë bërë të ditur emrat e tre lojtarëve të prekur nga Covid 19.

SHKARKO APP