3 gjyqtare femra do të vendosin drejtësi në Kupën e Botës në Katar

Komiteti i Arbitrave të FIFA-s ka zyrtarizuar listën e 36 gjyqtarëve, 69 asistentëve dhe 24 zyrtarëve të VAR-it që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2022, që do të zhvillohet në Katar nga 21 nëntori deri në 18 dhjetor.

Për herë të parë në historinë e Botërorëve do të jenë 3 gjyqtare femra që do të vendosin drejtësi në turneun më të rëndësishëm të futbollit.

Stephanie Frappart (Francë), Salima Mukansanga (Ruandë) dhe Yoshimi Yamashita (Japoni) janë tre gjyqtaret e përzgjedhura, ndërsa Neuza Back (Brazil), Karen Díaz Medina (Meksikë) dhe Kathryn Nesbitt (SHBA) janë asistente të gjyqtarit kryesor.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?