3 gola në 3 ndeshje, njihuni me portierin goleador në Kolumbi (VIDEO)

Portieri Nelson Ramos po bën historinë, jo vetëm në rolin e tij si portier në divizionin e parë të futbollit kolumbian, por edhe për cilësinë e tij në goditjet e lira. Këtë herë portieri raportoi përsëri me një gol në humbjen 1-2 të skuadrës së tij, Boca Juniors de Cali, kundër Valledupar, një ndeshje e vlefshme për javën e tretë të Turneut Betplay, divizioni i dytë i futbollit profesionist në Kolumbi.

Ramos ka shënuar në tri ndeshje radhazi duke barazuar një rekord historik të mbajtur nga Rogério Ceni, ikonë e futbollit brazilian. Në vitin 2005, ish-idhulli i SaoPaulo kishte realizuar 4 gola në tre ndeshje të luajtura në harkun e një jave. Nelson Ramos ka luajtur për dhjetë skuadra në karrierë dhe në gjysmën e tyre ka arritur të shënojë të paktën një gol në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?