3 gola për 23 minuta, PSG po turpëron keq Realin në Botërorin e Klubeve
Në një përballje spektakolare në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, që po zhvillohet në “MetLife Stadium” në New Jersey, Paris Saint-Germain ka dhuruar një pjesë të parë të shkëlqyer përballë Real Madridit, duke marrë një avantazh të trefishtë brenda vetëm 23 minutash lojë.
Skuadra pariziene e nisi furishëm sfidën, duke tronditur mbrojtjen madrilene që në minutat e para. Vetëm në minutën e 6-të, Fabian Ruiz përfitoi nga një gabim fatal i portierit Raul Asencio dhe dërgoi topin në rrjetë, duke hapur serinë e golave.
Vetëm dy minuta më pas, një tjetër gafë, këtë herë nga Antonio Rudiger, i dha mundësinë Ousmane Dembele të dyfishonte shifrat, duke i lënë të shokuar “Los Blancos”.
PSG nuk u ndal me kaq. Në minutën e 23-të, pas një kundërsulmi të rrufeshëm, ishte Achraf Hakimi që asistoi bukur për Ruiz, i cili realizoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për skuadrën franceze. Dominim total i kampionëve të Francës, ndërsa Real Madridi duket i pafuqishëm përballë ritmit dhe intensitetit të PSG-së.
KOHA JONË SONDAZH

