3 humbje në 3 ndeshje, Tudor habi të gjithë te Tottenhami: Jemi në rrugën e duhur!

Kriza e Tottenham Hotspur vazhdon të thellohet. Në ndeshjen e tretë në pankinën e skuadrës londineze, trajneri kroat Igor Tudor pësoi humbjen e tretë radhazi, këtë herë ndaj Crystal Palace me rezultatin 1-3.

Situata e Tottenham është bërë alarmante. Skuadra ka vetëm 29 pikë dhe ndodhet vetëm një pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Tifozët reaguan ashpër ndaj paraqitjes së ekipit, madje shumë prej tyre u larguan nga stadiumi që në fund të pjesës së parë.

Pas ndeshjes, Tudor kritikoi arbitrin për disa vendime, por u përpoq të ruajë optimizmin: “Duket e çuditshme, por pas kësaj ndeshjeje besoj edhe më shumë. Kam parë shenja pozitive. Varka po shkon në drejtimin e duhur”, deklaroi trajneri kroat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?