3 javë pas vdekjes, Kobe Bryant emërohet finalist në Hall of Fame

Kobe Bryant është emëruar si finalist në Hall of Fame të basketbollit vetëm tre javë pasi humbi jetën me vajzën e tij dhe shtatë persona të tjera në një aksident me helikopterin e tij në Kaliforni.

Bryant, luajti për Los Angeles Lakers gjatë një karriere 20-vjeçare ku fitoi pesë kampionate në NBA, dy MVPs të finales në NBA dhe një MVP të ligës, shkruan Daily Mail.

Lajmi u bë i ditur gjatë fundjavës së NBA All-Star në Chicago, e cila mbyllet të dielën me një ndeshje ku do të luajnë lojtarët më të mirë të këtij sporti. Ngjarja treditore pritet të jetë plot me nderime për Kobe Bryant.

Bryant fitoi nëntë nderime të skuadrës së parë All-Defensive, katër çmime të lojërave All-Star MVP dhe një titull Slam Dunk Contest. Ai gjithashtu qëndron si basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave të Lakers.

Të rekrutuarit në Hall of Fame si pjesë e “Klasës së 2020-tës”, do të emërohen në fillim të prillit, ndërsa ceremonia do të mbahet më 29 gusht në Naismith Memorial Basketball Hall of Fame në Springfield.

SHKARKO APP