3 kartonë të verdhë në 8 minuta, Shqipëria rrezikon dënimin nga UEFA

Sfida mes Turqisë dhe Shqipërisë, ka qenë shumë e tensionuar gjatë 45 minutave të para. Gjyqtari rumun Ovidiu Hațegan është treguar shumë bujar sa i përket dhënies së kartonëve të verdhë duke  nxjerrë shpesh nga xhepi edhe për faulle relativisht të lehtë. Një situatë që nëse përsëritet edhe në pjesën e dytë, mund të sjellë një dënim nga UEFA për kuqezinjtë.

 

Në pjesën e parë të lojës, gjatë atyre 25 minutave, u ndëshkuan me kartonë të verdhë Dermaku, Bare dhe Memushaj, të tre nga minuta e 4, deri në minutën e 12, në një sfidë shumë të tensionuar. Nëse kuqezinjtë ndëshkohen edhe me 2 kartonë të tjerë të verdhë, atëherë për kombëtaren shqiptare do të hyjë në fuqi neni i “sjelljes së papërshtatshme” të komisioneve disiplinore të UEFA-s.

Ky i fundit parashikon gjobë për të gjithë skuadrat të cilat ndëshkohen me 5 apo më shumë kartonë të verdhë. Bëhet fjalë për një gjobë e cila fillon nga 5000 euro, për të vazhduar në sanksione më të rënda aq më i madh të jetë numri i kartonëve me të cilën ndëshkohet një ekip brenda 90 minutave.

SHKARKO APP