3 ndeshje vendimtare për Gattuson, De Laurenttis mendon për Benitez

Ndeshjet e radhës do të jenë vendimtare për të ardhmen e Gennaro Gattusos. Humbja ndaj Veronës, pas dështimit në Superkupën e Italisë përballë Juventusit, ka bërë që Aurelio de Laurentiisit t’i soset durimi.

Presidenti i napolitanëve kërkon përgjigje të menjëhershme në fushën e blertë, kundër Spezias, në Kupën e Italisë, dhe më pas përballë Parmës dhe Genoas në kampionat. Duhen tri fitore bindëse, të nevojshme për të shmangur shkarkimin e Gattusos.

De Laurentiis ka nisur të mendojë për ndryshime në stol. Mendimet e tij menjëherë shkuan te Rafa Benitez, teksa spanjolli ka vendosur të largohet nga Kina. Mediet në Itali shkruajnë se ka pa pasur kontakte mes palëve, por Benitez ka kërkuar pak kohë për të vlerësuar situatën.

 

SHKARKO APP