3 portierët të infektuar me Covid-19, shtyhet ndeshja e Mainzit ndaj Dortmundit

Klubi i Mainzit njoftoi se në grupin e skuadrës kanë rezultuar 19 persona pozitivë me Coronavirus, 13 prej të cilëve janë futbollistë, që janë pjesë e skuadrës së parë.

Mes lojtarëve që kanë rezultuar pozitivë janë të tre portierët që skuadra e Bundesligës ka në organikë.

Klubi i ka kërkuar ligës gjermane të futbollit që të shtyhet ndeshja e të dielës kundër Borussia Dortmund dhe zyrtarët e saj e kanë pranuar këtë kërkesë. Ndeshja do të luhet më 16 mars.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?