3 sesione pa merkato, Kukësi çon dosjen nga FIFA në CAS
Nuk ka moment të mirë tek ekipi i Kukësit. Një ditë pas zyrtarizimit të trajnerit të ri, Skënder Gega, ekipi bën me dije se që në muajin janar, FIFA e ka dënuar duke i bllokuar merkaton për 3 sesione, pas ankimimit në FIFA të ish-futbollistit Filip Zedric. Përmes një postimi në facebook, klubi thotë se vendimi është i padrejtë tashmë është duke u shqyrtuar në CAS.
”Klubi ju siguron se nga kjo çështje, do të dalim të fituar sepse nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo çka pretendon futbollisti në fjalë. Mbrojtësit i është komunikuar që të bashkohet me grupin në grumbullim, mirëpo futbollisti ka refuzuar dhe për pasojë klubi e ka dënuar duke e dërguar të stërvitet me Kukësin B (aktiv asokohe). Futbollisti nuk e ka marrë parasysh këtë dënim të klubit, duke u larguar nga Shqipëria e duke shkelur kontratën dhe njëkohësisht duke bërë një denoncim me pretendimin se nuk është paguar. Klubi ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në CAS dhe tashmë jemi në pritje të vendimit për të fituar gjyqin”.
Nga ana tjetër, ish-futbollisti i Kukësit, Filip Zderic ka hedhur në gjyq Kukësin për shkak se nuk ka marrë detyrimet që i takojnë. Ky i fundit hodhi në gjyq një vit më parë klubin shqiptar për mospagesën e dy rrogave të fundit të sezonit, maj-qershor 2018, për një vlerë në total prej 8 mijë eurosh që klubi ia kishte mbajtur duke akuzuar lojtarin se nuk ishte paraqitur në fazë përgatitore dhe e kishte gjobitur.
Zderiç provoi para FIFA-s se në fakt klubi e kishte dërguar te skuadra e dytë, duke mos e marrë me vete në fazën përgatitore, ndërsa nuk kishte marrë asnjë lajmërim për gjobën e as nuk isht në dijeni që kishte shkelur rregulloren. Paneli i FIFA-s gjykoi se Kukësi kishte thyuer kushtet e kotnratës e si rrjedhojë përveç rrogave të prapambetura, në vendimin e datës 30 janar. Zderiç përfitoi edhe një dëmshpërblim prej rreth 44 mijë eurosh plus kamatë vonesën, për prishje të kushteve të kotnrtaës nga klubi, Kukësi duhej të paguante këto shuma përndryshe hynte në fuqi sanksioni i pezullimit të merkatos për deri në 3 dritare të saj (verë 2020, janar 2021, verë 2021) nëse nuk e bënte një gjë të tillë.
Deklarata e plotë
Futboll Klub Kukësi kërkon të sqarojë opinionin sportiv në lidhje me një vendim të dhënë nga FIFA në muajin janar, ku është bllokuar merkatoja jonë për shkak të një ankimimi të ish-futbollistit tonë Filip Zderiç. Është e vërtetë që në klub ka ardhur një vendim i tillë, mirëpo ky vendim është i pakuptimë dhe klubi ka marrë masat e nevojshme për ta çuar çështjen deri në fund. Ky vendim tashmë është në CAS dhe është pikërisht kjo gjykatë, ajo që do të thotë fjalën e fundit.
Klubi ju siguron se mga kjo çështje, do të dalim të fituar sepse nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo çka pretendon futbollisti në fjalë. Mbrojtësit i është komunikuar që të bashkohet me grupin në grumbullim, mirëpo futbollisti ka refuzuar dhe për pasojë klubi e ka dënuar duke e dërguar të stërvitet me Kukësin B (aktiv asokohe).
Futbollisti nuk e ka marrë parasysh këtë dënim të klubit, duke u larguar nga Shqiperia e duke shkelur kontratën dhe njëkohësisht duke bërë një denoncim me pretendimin se nuk është paguar. Klubi ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në CAS dhe tashmë jemi në pritje të vendimit për të fituar gjyqin!
Zyra për shtyp
FK Kukësi