3 tifozë pushtojnë fushën për Ronaldon, por portugezi s’e pret mirë të fundit (VIDEO)

3 tifozë janë futur në fushë mbrëmjen e sotme në duelin mes Leverkusen dhe Juventusit për të takuar Cristiano Ronaldo. Një gjë e rrallë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Teksa me dy të parët, portugezi nuk ka reaguar duke edhe i përqafuar, situata nuk ka qenë aspak e mirë në fundin e ndeshjes. Njëri prej tyre tentoi që të bënte selfie, por Ronaldo reagoi ndaj tij, pasi ndjeu se u gërvisht gjatë momentit që e tërhoqën punonjësit e sigurisë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP