3 vite nga largimi nga Shqipëria, De Biasi: Ai vendim më ka kushtuar shumë …
Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka kujtuar ditën që u largua nga Shqipëria. Ishte 14 qershori i 2017 kur trajneri italian u largua nga drejtimi i kuqezinjve dhe që në atë moment karriera e tij është shuar.
De Biasi ishte në krye të kuqezinjve nga 14 dhjetori i 2011 deri në 14 qershori i 2017 duke arritur edhe kualifikimin për herë të parë në Europian.
“Tre vite më parë vendosa të largohem nga kombëtarja shqiptare, një moment i trishtë dhe shumë i vështirë për mua.
Objektivi ishte që t’i jepja mundësinë zëvendësuesit tim që të kishte kohë për të njohur futbollistët. Më ka kushtuar shumë ai vendim, por si të gjithë gjërat e jetës ka një fillim dhe një fund. Një histori e bukur së cilës i kishte ardhur fundi.
Faleminderit Shqipëri, faleminderit president Duka, faleminderit të gjithë djemve të përfshirë në rrugëtimin drejt një ëndrre, faleminderit që më bëtë të përjetoja emocionet më të bukura sportive të jetës time“, shkruan De Biasi.