30 vjet pritje, në “Anfield” ngrihet trofeu. Klopp: Ndjenjë e veçantë

Festë pas 30 viteve pritje dhe tani Liverpool mund të ngrejë titullin kampion në “Anfield”. Fati nuk është treguar aspak dashamirës, pasi e gjithë kjo festë ishte pa tifozë. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes ndaj Chelsea-s të fituar me rezultatin 5-3,Jurgen Klopp ka folur pas ngritjes së trofeut.

”Absolutisht e veçantë, ne nuk e krahasojmë pasi nuk e kemi fituar më parë. Mund të ishte më mirë, por ne e dimë se mund të ishte më keq nëse nuk do të kishim fituar, këta djem janë kaq të veçantë. 5 vjet më parë iu thashë se duhet të ktheheni nga dyshues në besues. Nëse të gjithë bashkë do të ishim duke festuar. Tani rrini në shtëpi, të sigurt dhe pini çfarë të doni, por përgatituni për festën e madhe”.

Nga ana tjetër, ai tha se “Unë nuk mund të jem më krenar për ata pas kësaj paraqitje në fushë në një lojë të hapur me gola të këndshëm. Gola të pabesueshëm, super futboll. Prezantimi i trofeut ishte absolutisht i shkëlqyeshëm, absolutisht. E bëri edhe më të veçantë që familjet mund të ishin në stadium me ne. Ata nuk u lejuan për lojë, por për ngritjen e trofeve u lejuan”.

Familjarët e tij ishin me të ato momente. ”Të gjithë të dashurit e mi ishin rreth meje me lojtarët, stafin dhe njerëzit me të cilët punoj. Familja ime do të thotë shumë për mua, kështu që ishte me të vërtetë e veçantë në atë moment. E doja momentin dhe djemtë e bënë. Është e çuditshme, ju qëndroni në një skenë dhe askush nuk është jo askush, por jo aq sa do ta imagjinonit në një situatë si kjo por më duhet të them, njerëzit që e organizuan e bënë më të mirën”.

Tifozët e Liverpool u grumbulluan duke shkelur rregullat e pandemisë në lidhje me distancimin fizik. Madje, për tifozët gjatë javës ka pasur edhe një paralajmërim nga policia për të evituar diçka të tillë. Ata u mblodhën jashtë stadiumit dhe nisën festën e tyre me kore e flakadanë duke injoruar Covid-19. Një festë e madhe, e cila përsëritet për herë të dytë duke qenë se edhe disa javë më parë kur Liverpuli fitoi matematikisht titullin, tifozeria ishte sërish në rrugë duke u grumbulluar në këtë moment të vështirë.

SHKARKO APP