300 ndeshje me Atalantën, Gjimshiti futet në histori

Berat Gjimshiti ka arritur një nga etapat më të rëndësishëm të karrierës së tij te Atalanta: mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka prekur shifrën e 300 ndeshjeve me fanellën zikaltër. Klubi e nderoi para sfidës ndaj Sassuolos, duke e vendosur krah figurave historike të skuadrës si De Roon, Pasalic dhe Toloi.

Gjimshiti iu bashkua Atalantës në janar të vitit 2016, pasi u transferua nga Zurich, dhe prej asaj dite është shndërruar në një nga shtyllat më të qëndrueshme të mbrojtjes së ekipit. Përveç sigurisë në prapavijë, ai ka ditur të bëjë diferencën edhe përpara, duke u shfaqur i rrezikshëm në goditjet standarde.

Në memorien e tifozëve zikaltër mbeten disa momente të artë: dopieta kundër Olympiacosit në Europa League dhe goli i tij i parë në Champions League ndaj Shakhtar Donetsk në stadiumin e Gelsenkirchenit, një tjetër faqe e veçantë në historinë personale të mbrojtësit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?