31 pikë si në vitin titullit 2022, statistikat i japin garanci Milanit të Allegrit
Për Milanin, një nisje e tillë nuk shihej që nga viti i fundit kur skuadra fitoi titullin kampion. Sipas La Gazzetta dello Sport, 31 pikët e grumbulluara në 14 javët e para barazojnë ecurinë e sezonit 2021-22, pikërisht atëherë kur kuqezinjtë ngritën trofeun e Serie A.
Ka edhe një detaj historik që i jep më shumë qetësi trajnerit Massimiliano Allegri në optikën e luftës për Champions League: në epokën e tre pikëve, sa herë që Milani ka kaluar kuotën e 30 pikëve në këtë fazë të kampionatit, ka përfunduar gjithmonë sezonin të paktën në podium.
Me këtë trend pozitiv dhe një skuadër që po tregon qëndrueshmëri, statistikat flasin qartë në favor të kuqezinjve, të cilët po shfaqen si pretendentë seriozë për objektiva të mëdha këtë sezon.
KOHA JONË SONDAZH

