32 gola në 34 ndeshje, Interi bën gati ofertën për super sulmuesin e Ajaxit

Interi është në kërkim të një tjetër sulmuesi për sezonin e ardhshëm. Në listën e dëshirave të zikaltërve së fundmi ka përfunduar dhe bomberi i Ajaxit, Sebastien Haller.

“La Gazzetta dello Sport” ka konfirmuar se drejtuesit e Interit kanë nisur bisedimet me agjentët e lojtarit. Vetë lojtari dëshiron të transferohet në Milano dhe gjithçka mund të ndodhë për sezonin e ardhshëm.

Ajaxi kërkon të paktën 35 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin. Nga ana tjetër, Marotta do të përpiqet të ulë disi çmimin, pasi është një sulmues që gjen shpesh rrugën e rrjetës. Këtë sezon ka shënuar 32 gola në 34 ndeshje në total, 11 në vetëm 8 ndeshje në Champions.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?