35 milionë euro dhe Kulusevskin, Juventus tenton blerjen e Vlahovic që në janar

Dusan Vlahovic është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Arsenali e ndjek prej kohësh dhe po tenton ta transferojë në Londër, por në garën për shërbimet e sulmuesit të Fiorentinës është edhe Juventusi.

Bardhezinjtë duan të arrijnë me çdo kusht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm, përndryshe sezoni do të cilësohej katastrofik. Sulmuesi serb pëlqehet nga Max Allegri dhe drejtuesit e “Zonjës” kanë bërë një ofertë për klubin nga Firencen.

35 milionë euro dhe kartonin e Dejan Kulusevskit (u ble 35 milionë euro nga Atalanta), por oferta e Juventusit. Në total oferta shkon në 70 milionë euro, dy milionë më shumë se Arsenali, por duhet parë nëse klubi vjollcë preferon ose jo Kulusevskin në marrëveshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?