4 emra që mund të zëvendësojnë Setien te Barcelona

Barcelona rrezikon që ta mbyllë sezoni pa asnjë trofe. Si të mos mjaftuar problemet brenda ekipit edhe rezultatet nuk është se po i shkojnë shumë për shtat trajnerit Quique Setien. Trajneri i njohur rrezikon që ta mbyllë para kohe sezonin me këto ritme. Në rast lamtumire me sezonin në vazhdim, Barcelona e ka zgjidhjen brenda shtëpisë, trajnerin e Barcelona B, Javier Garcia Pimienta.

Për sezonin e ardhshëm, emri i nxehtë është gjithnjë ai i Xavi, flamur historik i klubit, i kontaktuar në janar, kur ishte shkarkuar Valverde, por pak i bindur se kohët ishin maturuar për kapërcimin e madh. Vështirë që tani mund t’i thotë përsëri jo blaugranëve. Emri tjetër, që qarkullonte që në fillim të vitit, është ai i Marcelo Gallardo, tekniku i River Plate, një nga teknikët emergjentë më të kuotuar në futbollin ndërkombëtar.

Ronald Koeman gjithashtu është një nga të mundshëm për pankinën e nuk e ka fshehur kurrë ëndrrën për tu ulur në pankinën katalanase. Vetëm se ai ka shprehur dëshirën për të udhëhequr Holandën në Europianin e ardhshëm. Nuk mungon as Maurizio Pochettino, i mbetur pa skuadër pas shkarkimit nga Tottenham. Nuk duhet përjashtuar hipoteza Roberto Martinez, tekniku që çoi Belgjikën në podium në Rusi 2018.

SHKARKO APP