4 futbollistë e Bayernit mposhtin Covidin, bashkohen me ekipin në stërvitje
Bayern Munich merr lajme të mira nga disa prej lojtarëve të infektuar me Covid-19 dhe i janë bashkuar stërvitjes me trajnerin Julian Nagelsmann.
Eric Maxim Choupo-Moting, Joshua Kimmich, Serge Gnabry dhe Jamal Musiala pas testimit të fundit kanë rezultuar negativ duke lënë përfundimisht karantinën.
Ende nuk do të jetë i gatshëm Niklas Sule, i cili mbetet në karantinë dhe nuk është akoma i gatshëm për t’u bashkuar me skuadrën. Edhe pse i vaksinuar, mbrojtësi ka shfaqur simptoma të lehta dhe duhet të presë ende dritën jeshile.
KOHA JONË SONDAZH

