4 gola në 3 ndeshje, Messi me nisjen më të mirë që pas 2016-ës

Katër gola në tre ndeshje në vitin e ri, 2021. Më mirë se kaq, Lionel Messi ka bërë vetëm në vitin 2016, kur golat e shënuar më 10 janar ishin pesë. Barcelona e Koeman arriti të ringrihej dhe të kthehej në vendet e para në renditje, i ndihmuar edhe nga një formë shumë e mirë e numrit 10.

Dopieta me Bilbaon, dopieta kundër Granadës, vetëm kundër Huescas nuk shënoi, që nga nisja e vitit 2021. Pesë vjet më parë ai arriti të shënonte një gol më shumë, duke realizuar dy ndaj Espanyol dhe Granada-n, plus një në Kupën e Mbretit kundër rivalëve katalanas.

Me pak fjalë, Messi duket se është rikthyer përsëri në formën e tij më të mirë, teksa katalanasit shpresojnë që kjo gjë ta ndihmojë për të ndryshuar mendim në fund të sezonit, për të mos t’u larguar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?