40 mijë tifozë të Interit pritet të “pushtojnë” Mynihun për finalen e Championsit
Të shtunën, qyteti i Mynihut do të përjetojë një “pushtim” të vërtetë nga tifozët e Interit, të cilët do të jenë në numër të jashtëzakonshëm për të mbështetur skuadrën e tyre në finalen e Champions League kundër Paris Saint-Germain.
Sipas raportimeve, mbi 40 mijë tifozë interistë pritet të mbërrijnë në kryeqendrën bavareze, një shifër që tejkalon ndjeshëm 18 mijë biletat që klubi zikaltër kishte zyrtarisht në dispozicion nga UEFA. Interesimi i jashtëzakonshëm ka bërë që shumë prej tyre të sigurojnë bileta në mënyra alternative, duke e bërë Interin më të përfaqësuar në tribuna sesa rivalët francezë.
Në total, UEFA ka shpërndarë një numër të barabartë biletash për të dyja finalistet, por entuziazmi i tifozëve italianë duket se ka bërë diferencën. Vlerësohet se tifozët zikaltër kanë arritur të sigurojnë rreth 30 deri në 35 mijë bileta.
Ndërkohë, për pjesën tjetër të tifozëve – që nuk do të kenë mundësinë të hyjnë në stadiumin prej 65 mijë vendesh – Mynihu do të ofrojë hapësira alternative si sheshe publike, “fan zone”, apo bare dhe lokale që do të transmetojnë ndeshjen. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

