40-vjeçari që “fluturon” ende
Cristiano Ronaldo la sërish tifozët pa fjalë. Sulmuesi portugez, në moshën 40-vjeçare, realizoi një gol spektakolar me roveshatë në fitoren 4-1 të Al-Nassr ndaj Al-Khaleej, duke çuar ekipin në nëntë fitore radhazi në kampionat.
Al-Nassr dominoi sfidën, me João Félix që hapi ndeshjen dhe Wesley që dyfishoi epërsinë. Al-Khaleej reagoi në fillim të pjesës së dytë me Murad Al-Hawsawi, por Sadio Mané riktheu qetësinë në minutën e 77-të.
Skena kryesore i përkiste Ronaldos. Në minutën e 96-të, ai fluturoi në ajër dhe ekzekutoi një gol identik me atë kundër Juventusit në Champions League më 2018, duke çmendur stadiumin dhe rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

