41 gola në 41 ndeshje, Benzema hedh kandidaturën për “Topin e Artë”
Karim Benzema vazhdon të shkruajë historinë me Real Madridin. Dopieta e mbrëmshme e vendos tashmë francezin në kuotën e 41 golave në 41 ndeshje.
Francezi po kalon sezonin e tij më të mirë në Champions League. Me këtë dopietë, ai tashmë ka 14 gola në këtë edicion të kompeticionit, më shumë edhe se Leëandoëski, por të paktën do të ketë dhe një tjetër ndeshje ku mund të lërë shenjë.
Benzema është padyshim lojtari më vendimtar në Champions League këtë sezon, gjë që e vendos atë si favoritin kryesor për të fituar “Topin e Artë”, i cili do të jepet në qershor.
Nga 14 golat e shënuar në Champions, 9 janë në fazën me eliminim direkt dhe 5 në grupe. 3 gola kundër PSG-së për përmbysjen e madhe, 3 të tjerë kundër Chelsea në ndeshjen e parë çerkfinale, plus golin vendimtar në ndeshjen e kthimit (2-3) dhe dy të tjerë kundër City mbrëmë.
Me këto 41 gola, ai bëhet lojtari i pestë që arrin këtë shifër në të njëjtin sezon në historinë e klubit të bardhë, pas Cristiano Ronaldos, Ferenc Puskás, Alfredo Di Stéfano dhe Hugo Sánchez.
KOHA JONË SONDAZH

