41 gola në 59 ndeshje, klubet e Premier League “çmenden” pas Ivan Toney

Interesi për Ivan Toney po shtohet në Premier League. Sipas Sky Sport, disa klube angleze kanë bërë lëvizjet e para për të rikthyer në Angli sulmuesin 29-vjeçar, i cili po shkëlqen me Al Ahli në Arabinë Saudite. Që prej transferimit nga Brentford në verën e vitit 2024 për 40 milionë paund, Toney ka shënuar 41 gola në 59 paraqitje, duke konfirmuar formën e tij të jashtëzakonshme.

Pengesa më e madhe për rikthimin e tij mbetet financiare. Kontrata që skadon në vitin 2028 dhe paga e lartë që merr në kampionatin saudit e bëjnë operacionin të kushtueshëm për klubet angleze. Megjithatë, në një treg ku qendërsulmuesit e nivelit të lartë janë bërë të rrallë pas lëvizjeve të shumta të verës së kaluar, Toney shihet si një mundësi e çmuar.

Ndryshimi i tij drejt Arabisë Saudite u bë vetëm ditën e fundit të merkatos së vitit 2024, teksa të gjitha palët prisnin mundësinë e një oferte të fundit nga Premier League. Edhe situata e Victor Osimhen ndikoi në atë ekuacion të ndërlikuar. Asnjë marrëveshje nuk u mbyll atëherë, por klubet angleze kanë vazhduar ta monitorojnë dhe statistikat e tij flasin vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Toney mbetet një nga sulmuesit më efikasë të viteve të fundit: 36 gola në 85 ndeshje në Premier League me Brentford, si dhe thirrja në kombëtaren angleze gjatë asaj periudhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?