44 mijë euro gjobë FSHF-së, UEFA paralajmërim për mbylljen e “Air Albania”
Pas ngjarjeve në ndeshjen kundër Polonisë, UEFA ka dënuar Shqipërinë me 44 mijë euro gjobë federatën. 30 mijë euro për ndezjen e flakadanëve nga tifozët, hedhjen e sendeve në fushë dhe akte dëmtuese. 14 mijë euro gjobë për organizimin e dobët të ndeshjes, që lidhen me bllokimin e rrugëve publike.
UEFA vendosi të mbyllë sektorët veriorë dhe jugorë të stadiumit Arena Kombëtare, më saktësisht tribunat mbrapa portave. Ky vendim është lënë në provë, duke nënkuptuar se tribunat nuk do të mbyllen efektivisht në sfidën e 12 tetorit me Republikën Çeke.
Tani ekipi kuqezi rrezikon të humbasë edhe mbështetjen e tifozëve më të zjarrtë.