45 minutat e para/ Frankfurti po befason Barcelonën, Inter-Liverpool e “bllokuar”

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjeve të mbrëmjes në javën e gjashtë të Champions League, me disa rezultate surprizë dhe episode të nxehta VAR-i.

Chelsea po kryeson 0-1 ndaj Atalantës në Bergamo. Joao Pedro zhbllokoi sfidën në minutën e 25-të, pasi finalizoi një aksion të nisur nga kapiteni Reece James. Goli u anulua fillimisht për pozicion jashtë loje, por pas verifikimit në VAR u konsiderua i rregullt.

Befasi në “Camp Nou”, ku Barcelona ka shkuar në dhomat e zhveshjes në disavantazh 0-1 ndaj Eintracht Frankfurt. Gjermanët goditën në minutën e 21-të me Ansgar Knauff, i cili pas një kundërsulmi shembullor dhe asistit të Nathaniel Brown, depërtoi në dyluftim me mbrojtësit katalanas dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, supersfida në “San Siro” mes Interit dhe Liverpoolit nuk solli gola në pjesën e parë. Anglezet menduan se kishin kaluar përpara pas goditjes së Konate, por ndërhyrja e VAR-it anuloi gjithçka për shkak të një prekjeje me dorë të Virgil van Dijk.

Swiss Digital Mobile Reklama

Barazim 1-1 në Eindhoven midis PSV dhe Atletico Madrid. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Guus Til, por reagimi madrilen nuk mungoi dhe Julian Alvarez riktheu ekuilibrin.

Në ndeshjet e tjera, Tottenham po udhëheq 1-0 ndaj Slavia Prague pas një autogoli, ndërsa Marseille kryeson 1-2 në transfertë ndaj Royale Union SG. Pa gola ka mbetur dueli Monaco–Galatasaray.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?