48 orë nëntokë, tenistja ukrainase rrëfen arratisjen me kamion

Tenistja ukrainase Dayana Yastremska është larguar nga vendi i saj i lindjes pas pushtimit nga Rusia dhe tani është e sigurt në Francë.

Ky lajm është bërë i ditur nga vetë 21-vjeçarja në një postim në rrjetet sociale të shtunën. Yastremska, e cila ka fituar tre tituj të ËTA dhe është renditur si numri i 21-të i botës, tha se u largua nga Odessa me motrën e saj më të vogël me ndihmën e prindërve të tyre.

“E lodhur, por unë dhe motra ime jemi të sigurta!”, shkroi ajo në një “Insta-story”, ku tregohej mbërritja e tyre në Rumani, ndërsa vijonin rrugën për në Francë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Faleminderit Francë! Ukrainë qëndro e fortë! Na mungon shtëpia jonë, mami dhe babi”, shkruante më tej ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht se bota e Yastremska u shkatërrua në ditët kur trupat ruse hynë në Ukrainë, ajo ende planifikon të luajë me rumunen Ana Bogdan, kur Lyon Open të nisë të hënën.

Ukrainian tennis star Dayana Yastremska flees war-torn Odessa after 48  hours in underground car park | Daily Mail Online

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?