5 ditë të “zeza” për Barcelonën, dy humbjet radhazi bëjnë me dhimbje koke Flick

Pesë ditë makthi për Barcelona. Një javë e zezë që ka lëkundur sigurinë e një grupi që deri pak ditë më parë dukej i pandalshëm. Tashmë, trajneri Hansi Flick ka në dispozicion pothuajse një javë të plotë për të rikompaktësuar skuadrën, përpara sfidës së të dielës ndaj Levante UD në “Spotify Camp Nou”.

Kriza filloi të enjten e kaluar, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në “Metropolitano”, ku Barcelona u mposht thellë 4-0 nga Atlético Madrid. Përtej rezultatit, ajo që alarmoi ambientin blaugrana ishin ndjesitë në fushë: ndoshta pjesa e parë më e dobët e epokës Flick, me një skuadër të çorganizuar dhe të paaftë për t’iu përgjigjur intensitetit të ekipit të drejtuar nga Diego Simeone.

Pesë ditë më vonë, në transfertën ndaj Gironës, pritej reagimi në derbi. Por erdhi një tjetër zhgënjim: humbje 2-1 dhe humbje e vendit të parë në renditje. Përmbysja e vendasve i hapi rrugë Real Madrid drejt kreut, pasi madrilenët fituan ndaj Real Sociedad.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statistikat shtojnë shqetësimin: në vitin 2026, Barcelona ka humbur tri ndeshje jashtë fushe,  fillimisht ndaj Real Sociedad më 18 janar, më pas kundër Atletico Madrid dhe Girona në shkurt. Është hera e dytë këtë sezon që katalanasit pësojnë dy humbje radhazi; më parë kishte ndodhur në tetor, mes disfatës në Champions kundër Chelsea dhe asaj në La Liga në transfertën e Sevillas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?