5 ekipe angleze kërkojnë Brojën, nisin bastet në Angli
Disa skuadra në Premier League janë gati që të nënshkruajnë me talentin Armando Broja. Arsenal, Newcastle, West Ham dhe Tottenham janë 4 nga ekipet më aktive për të rrëmbyer sulmuesin shqiptar.
Gjithsesi kuotat e basteve sipas “Daily Mail” favorizojnë Southamptonin që kërkon ta rikthejë . Arsenali është destinacioni i dytë më i mundshëm për futbollistin në pronësi të Chelsea-t, ndërkohë që më pak shanse që të luajë me Tottenhamin e Contes.
20-vjeçari u aktivizua në 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet në sezonin e fundit me Southampton. Që nga koha që është pjesë e Chelsea-t, ka zhvilluar vetëm një ndeshje me ekipin e parë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

