5 fitore në 5 ndeshje, Barcelona dhuron spektakël ndaj Girona-s

Barcelona merr fitoren e 5 në 5 ndeshje këtë sezon në La Liga. Katalanasit fituan 1-4, në ndeshjen e luajtur në Estadio Municipal de Montilivi kundër Girona-s.

Në 45 minutat e para shkëlqeu Yamal me dopietë, ndërsa në pjesën e dytë, realizuan edhe Olmo e Pedri. Goli i nderit për Gironan, mban firmën e Stuani.

Barça kryeson kampionatin me 15 pikë, 4 pikë më shumë se Real Madrid.

 

SHKARKO APP