5 milionë euro, arsyeja se përse Atalanta duhet të fitojë ndaj Milanit

Në Seria A gjithçka do të përcaktohet në 90 minutat e fundit sa i përket një skuadrave që do të luajnë në Championspër sezonin e ardhshëhm. Dallimi në pozicionimin në renditje është i madh në aspektin financiar.  Juventusi deri më tani është skuadra më e rrezikuar pasi ka 75 pikë, ndrkohë që Napoli dhe Milani kanë nga 76. Këta dy të fundit mund të sigurojnë vendin në Champions nëse do të arrijnë fitore në duelet e fundit.

Milani do të jetë i impenjuar në transfertën e vështirë ndaj Atalantës. Motivimi për bergamaskët në pamje të parë nuk është i madh, por nëse e marrim në aspektin ekonomik duhet të jetë i madh.

Skuadra e që mbyll kampionatin në vendin e dytë merr 19.4 milionë euro, ndërkohë që në vendin e tretë merr 16.8 milionë euro. Nëse Atalanta humbet, atëherë do ta mbyllë në vendin e katërt, që fiton vetëm 14,2 milionë euro. Pra, dallimi është 5.2 milionë euro, një shumë e konsiderueshme,që mund të motivojë skuadrën e Gasperinit për të dhënë maksimumin. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP