5 milionë komente për të bindur Sanchon, “çmenden” tifozët e Besiktasit

Besiktas po shton përpjekjet për të transferuar sulmuesin anësor të Manchester United, Jadon Sancho, i cili është rikthyer në “Old Trafford” pas huazimit te Chelsea sezonin e kaluar. Presidenti i klubit turk ka deklaruar se do të bëjnë maksimumin për ta sjellë në Stamboll, por gjithçka do të varet nga dëshira e vetë lojtarit për t’u transferuar në Turqi.

Edhe tifozët e Besiktasit janë përfshirë fuqishëm në fushatën për ta bindur Sanchon: ata kanë lënë mbi pesë milionë komente nën postimin e fundit të futbollistit në rrjetet sociale, duke e ftuar të luajë për klubin bardhezi sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, konkurrenca është e fortë. 24-vjeçari pëlqehet shumë edhe në Itali, me Romën dhe Interin të interesuara seriozisht, ndërkohë që Juventus për momentin nuk ka lëvizur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mungon as interesi nga klubet e Arabisë Saudite, ndërsa në sfond mbetet Borussia Dortmund, ish-klubi i Sanchos, që për momentin nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për ta rikthyer. Manchester United, duke qenë se kontrata e lojtarit skadon pas 12 muajsh, synon ta shesë përfundimisht gjatë këtij merkatoje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?