5 ndeshjet vendimtare për titull, Napoli dhe Interi mund të luajnë ndeshje Play-Off

5 ndeshjet vendimtare për titull, Napoli dhe Interi mund të luajnë ndeshje Play-Off

Vetëm 450 minuta kanë mbetur nga fundi i këtij sezoni në Seria A. Pas barazimit dramatik të Interit kundër Bolognas në minutat e fundit dhe fitores së vështirë të Napolit ndaj Monzas tashmë të rënë nga kategoria, gara për Scudetton është hapur si kurrë më parë. Interi, që dukej në rrugë të sigurt drejt titullit, e ka humbur avantazhin pikërisht në fund, ndërsa Napoli ka shtuar shpresat.

Tani, të dy skuadrat kanë nga pesë ndeshje për të zhvilluar dhe kalendari nuk është aspak i lehtë, veçanërisht për Interin që është i përfshirë në tre fronte: Serie A, Champions League dhe Kupën e Italisë.

Zikaltrit do të përballen me Romën dhe Hellas Veronën në shtëpi, më pas do të presin Lazion në San Siro, ndërsa do të udhëtojnë në dy transfertat e fundit ndaj Torinos dhe Como-s

Swiss Digital Desktop Reklama

Napoli ndodhet në një situatë më të thjeshtë teorikisht, me trajnerin Antonio Conte që prej muajsh ka përqendruar të gjithë përgatitjet vetëm për Serie A. Napoli ka në dorë fatin e vet – të paktën deri në një përballje të mundshme direkte ose një ndeshje shtesë për titullin kampion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Napoli ka një kalendar të balancuar përpara: pret në shtëpi Torinon, Genoan dhe Cagliarin, ndërsa do të udhëtojë për të luajtur në fushat e Lecces dhe Parmës. Pesë ndeshje, pesë finale, ku çdo pikë do të peshojë si ari në një garë që nuk toleron më gabime.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?