5 skuadra kërkojnë Keidi Bare-n, 2 prej tyre pjesë e Seria A
Keidi Bare pas një sezoni shumë të mirë me Malaga-n, është gati për të bërë një hap të rëndësishëm në karrierë. Mesfushori i Kombëtares sonë, mund të nisë një aventurë të re në Itali, atje ku janë 5 skuadra që kanë shfaqur interes konkret për të.
“Tuttosport” shkruan se së fundmi ai ka përfunduar në radarin e skuadrës së Parmës, që e shohin si titullar në formacionin e tyre, ndërkohë që gjithashtu edhe Udinese vlerëson kualitet e tij.
Ndërkohë lista e ekipeve të interesuara për 23-vjeçarin sipas gazetës “La Nazione” ka edhe nga Seria B, atje ku janë tri skuadra: Pisa, Lecce dhe Salernitana, por Bare me shumë mundësi do të preferojë një aventurë në Seria A, për të mos bërë hapa pas. /R.Lika-Koha Jone/