5 skuadra në gjurmët e Brojës, vërshojnë ofertat drejt Chelsea-t

Armando Broja nuk kërkohet vetëm nga West Ham dhe Southampton që aktualisht e ka në ekip. Janë edhe tre klube të tjera që janë vënë pas tij.

Në Angli raportojnë se për sulmuesin e Shqipërisë janë futur në garë edhe Everton, Wolves dhe Leeds United.

Chelsea kërkon më shumë se 20 milionë sterlina dhe deri më tani është raportuar se Southampton është gati të ofrojë 25 milionë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Londinezët normalisht presin ofertat zyrtare për bomberin shqiptar, i cili ka shënuar 5 gola këtë sezon dhe është kthyer në një nga personazhet më të përfolur në Angli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?