5 sulmuesit që mund të shënojnë më shumë se 50 gola këtë vit
50 gola në një sezon është një shifër që nuk mund të arrihet nga të gjithë, por me siguri që këtë sezon nga më shumë se një futbollist. Të paktën 5 futbollistë në kampionatet kryesore në Europë, mund të kapin shifrën e frikshme. Dikush i ka arritur në të kaluarën, të tjerët e synojnë në sezonin 2017/18.
Lionel Messi: 22 gola
Për Leo Mesin, arritja e 50 golave nuk do të ishte diçka e re. Në fakt, argjentinasi e ka arritur pesë herë në karrierën e tij (dhe në vitin kalendarik 2012 ai madje shënoi 91 gola). Këtë vit, në mes të sezonit, Leo është në kuotën e 22 golave, por Barcelona është ende në garën në të gjitha kompeticionet, ndaj dhe mundësitë për “Pleshtin” nuk do të mungojnë.
Nejmar: 24 gola
Ylli i PSG duket se e ka marrë seriozisht këtë çështje: disa ditë më parë, në fakt, ai është grindur edhe me Kavanin, si shumë herë të tjera, për të ekzekutuar një penallti. Duke pasur parasysh ritmin e ekipit të tij dhe nivelin e konkurrencës së kampionatit francez, shënimi i 26 golave të tjerë nuk do të jetë një problem i madh për Nejmarin.
Çiro Imobile : 26 gola
Golashënuesi më i mirë në kampionatin italian tashmë ka kaluar shifrën 50 golave. 26 të shënuara deri tani në kampionat dhe Europa League. Synimi i tij është që të çojë Lacion në Ligën e Kampionëve, por për këtë ai duhet të ketë të njëjtën ritëm si në fazën e parë në Seria A. Shënimi i 50 golave nuk mund të jetë utopi.
Edinson Kavani: 26 gola
PSG këtë sezon është kthyer në një makineri golash, dhe merita për këtë gjë padyshim është e dy prej bomberave të saj, Nejmar dhe Edinson Kavani. Ky i fundit këtë sezon ka gjetur 26 herë rrugën e rrjetës, dhe nuk do të jetë një detyrë e vështirë që në fund të kampionatit të ketë shënuar më shumë se 50 gola. Sigurisht nëse nuk dalin probleme të tjera me Nejmarin.
Harri Kejn: 28 gola
Golashënuesi më i mirë në këtë sezon, është Herri Kejn. Sulmuesi i Totenhem është i pandalshëm, teksa deri më tani ka arritur në kuotën e 28 golave në total në të gjitha kompeticionet. Arritja në shifrën e 50 golave është thjeshtë një formalitet për sulmuesin anglez, i cili u shpall dhe bomberi më i mirë në Europë për vitin 2017. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

