5 super yjet që kanë shënuar më shumë gola në dekadën e fundit
Mungojnë edhe pak ditë nga mbyllja e vitit 2019, që përkon edhe me mbylljen e një dekade të re. Është një mënyrë e mirë për të bërë disa bilance për disa faqe të rëndësishme të historisë së futbollit. Një pyetje interesante që shtrojnë shumë tifozë: Kush është sulmuesi më i mirë i dekadës së fundit?
Sigurisht nuk kishte si të mos ishte ndryshe, pasi vendi i parë do të ndahet mes dy jashtëtokësorëve, Messi dhe Ronaldo. Ata kanë dominuat futbollin evropian dhe botëror gjatë kësaj periudhe duke bërë gjëra të jashtëzakonshme. Gjithsesi vendi i parë shkon për futbollistin argjentinas, i cili gjatë kësaj periudhe ka shënuar plotë 579 gola, duke bërë paraqitje të shkëlqyera me klubin e Barcelonës për ta ndihmuar në fitimin e të gjitha trofeve të mundshme.
“La Pulce” lë pas Cristiano Ronaldon, i cili është ndalur në kuotën e 554 golave, teksa portugezi këtë periudhë ka luajtur me Real Madrid dhe Juventusin, ndërkohë që ka ndihmuar Portugalinë për të fituar Europianin e vitit 2016. Në pod ka vend për Robert Lewandowskin, i cili është i pari nga futbollistët e zakonshëm, i cili ka shënuar 391 gola.
Ka qenë një periudhë mjaft e mirë për polakun, i cili në vitin e fundit ka pasur një rritje fantastike duke u shpallur golashënuesi më i mirë, duke lënë pas Messin. Në vendin e katërt nga golashënuesit më të mirë të dekadës së fundit, qëndron Edinson Cavani. Pavarësisht se tashmë është pak i preferuar te PSG nga Thomas Tuchel, kontributi i tij te parisienët ka qenë i madh. 5-shja më e mirë mbyllet nga një tjetër uruguaian, Luis Suarez, i cili ka realizuar 353 gola.
Partneri më i mirë në sulm për Lionel Messin, nuk kishte si të mungonte në këtë klasifikim special. 5 futbollistë që kanë shënuar shumë gjatë kësaj dekade, një klasifikim, që në fakt përputhet me pasqyrën që kemi parë që nga viti 2009 deri në 2019. E sigurt është që gola të tjerë të bukur do të shohim, por do të jemi gjithnjë me fat që kemi jetuar në këtë epokë. /Rozalb Lika-Koha Jone/