5 titullarë rrezikojnë play off-in, Sylvinho: Jam në dilemë të madhe për t’i aktivizuar!
Edhe pse Kombëtarja shqiptare e ka siguruar kualifikimin historik në play off-in e Botërorit, sfida e së dielës ndaj Anglisë në “Air Albania” vjen me dilema të mëdha për trajnerin Sylvinho. Përballja ndaj fituesve të grupit nuk ka ndikim në renditje, por mbart rrezikun e kartonëve për pjesën më të madhe të boshtit të ekipit.
Plot pesë lojtarë të formacionit bazë, Arlind Ajeti, Julian Shehu, Mario Mitaj, Nedim Bajrami dhe Rei Manaj, rrezikojnë të humbasin ndeshjet kyçe të marsit nëse ndëshkohen kundër Anglisë. Kjo situatë po e detyron stafin teknik të vlerësojë me kujdes zgjedhjet për formacionin.
Trajneri Sylvinho e pranoi hapur dilemen në konferencë për shtyp: “Është e vërtetë, jemi përballë një dileme shumë të madhe për atë që do të bëjmë të dielën. Rrezikojmë shumë. Kam diskutuar me Dorivën dhe Zabaletën dhe jemi ende të pasigurt. Nga njëra anë duhet të mendojmë për ndeshjet e marsit, nga ana tjetër përballja është ndaj Anglisë, një prej skuadrave më të forta në botë. Vendimin do ta marrim disa orë para ndeshjes, duke qenë racionalë dhe të kujdesshëm.”
KOHA JONË SONDAZH

