5 trajnerët më të paguar në botë, kryeson “Special One”
Revista franceze “France Football” ka bërë edhe një renditje të 5 trajnerëve më të paguar në botë.
Kryeson Jose Mourinjo i Mançester Junajtid, me 26 milionë euro. Pas tij vjen, trajneri i Kinës, Marcelo Lipi, me 23 milionë euro, i treti argjentinasi i Atletiko Madrid, Diego Simeone me 22 milionë euro dhe Zinedine Zidane i Real Madrid (21 milionë paund), ndërkohë që vendi i pestë mbahet nga Pep Guardiola me 20 milionë euro.
Top 5 trajnerët më të paguar
- Jose Murinjo (Mançester Junajtid): 26 milionë euro
- Marcelo Lipi (Kinë): 23 milionë euro
- Diego Simeone (Atletiko Madrid): 22 milionë euro
- Zinedine Zidane (Real Madrid): 21 milionë euro
- Pep Guardiola (Mançester Siti): 20 milionë euro
Pagat bruto, shpërblimet dhe të ardhurat nga reklamat e grumbulluara gjatë sezonit 2017-2018.
KOHA JONË SONDAZH

