5 yjet që do të largohen falas nga United këtë verë
E ardhmja e disa yjesh të Manchester United është në dyshim këtë verë. 5 prej tyre duket se janë me “valixhe gati”, pasi ende nuk kanë mundur që të sigurojnë një kontratë me Djajtë e Kuq”.
Emri më i njohur padyshim është Paul Pogba, të cilit i skadon kontrata në qershor. Për të ardhmen dy janë opsionet për të PSG ose Juventus, me bardhezinjtë që kanë nisur që tani negociatat.
Nemanja Matic, Jesse Lingard, Juan Mata dhe Edinson Cavani do të jenë gjithashtu të lirë për të zgjedhur një destinacion të ri. Cavani raportohet se ka pasur shumë oferta dhe ka qenë i lidhur me klube duke përfshirë skuadrën e La Ligës, Real Sociedad. Matic ndërkohë ende nuk ka ndonjë opsion.
Portieri Ondrej Mastny, 20 vjeç, mbrojtësi i majtë Reece Devine, 20 vjeç, mesfushorët Charlie Wellens, 19 vjeç dhe Connor Stanley, 20 vjeç, si dhe sulmuesit D’Mani Mellor, 21 vjeç dhe Mateo Mejia, 19 vjeç, janë jashtë kontratës.
KOHA JONË SONDAZH

