5 zëvendësime brenda ndeshjes deri në vitin 2021, FIFA gati për vendimin
Skuadra mund të bëjnë 5 zëvendësime gjatë këtij sezoni nëse kampionatet do të rifillojnë. Propozimi është pranuar nga FIFA, që e ka lejuar për shkak të pandemisë së Covid-19. Ky rregull do të jetë i përkohshëm deri në fund të vitit 2021.
Një zëdhënës i FIFA-s tha për BBC Sport se “shëndeti vjen i pari” dhe asnjë kompeticion nuk është “më me vlerë se rrezikimi i një jete të vetme njerëzore”.
“Futbolli duhet të rifillojë vetëm kur autoritetet shëndetësore dhe qeveritë të thonë se është një situatë e sigurt për rifillimin. Siguria e lojtarëve është një nga prioritetet kryesore të FIFA-s. Një shqetësim në këtë drejtim është se frekuenca më e lartë se normale e ndeshjeve mund të rrisë rrezikun e dëmtimeve të mundshme për shkak të mbingarkesës së lojtarit”.
Propozimi do të duhet të miratohet nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (Ifab). Nëse IFAB do përgjigjet pozitivisht, ky rregull i ri do të jetë në të mirë të shëndetit të futbollistëve.
Si do të funksionojë?
Në kompeticionet ku lejohen aktualisht më pak se pesë zëvendësime, skuadrat mund të përdorin deri në pesë zëvendësime gjatë ndeshjes.
Pesë zëvendësimet do të jenë të lejueshme, me maksimumin tre brenda një pjese loje
Mundësia e një zëvendësimi të gjashtë shtesë gjatë kohës shtesë do të mbetet.
Ky rregull do të jetë i disponueshëm edhe për Kombëtaret deri më 31 dhjetor 2021. /R.Lika-Koha Jone/