522 gola në 521 ndeshje, Messi dominon statistikat e dekadës së fundit

Lionel Messi e mbylli dekadën me shifra të jashtëzakonshme. Portali Transfermarkt që ka zbuluar të dhënat e regjistruara nga ylli argjentinas i Barcelonës për periudhën 2010-2019 ku rezulton se për këtë 10 vjeçar Messi ka 522 gola të shënuar në 521 ndeshje, statistika që shpjegojnë se përse ai ka fituar 6 herë Topin e Artë dhe 6 herë Këpucën e Artë.

Cristiano Ronaldo shënoi 477 gola në 489 ndeshje, edhe këto janë statistika të jashtëzakonshme që vërtetojnë dominimin e këtyre dy futbollistëve në dhjetë vitet e fundit.

Klasifikimi vijon me Robert Lewandowskin me 324 gola në 454 ndeshje i ndjekur nga Cavani, ndërkohë që pesëshen e goleadorëve të dekadës së fundit e plotëson Luis Suarez me 303 gola në 445 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image result for messi ronaldo transfermarkt

Swiss Digital Mobile Reklama

Dominimi i Messit nuk kufizohet vetëm te shënimi i golave. Argjentinasi është edhe mbreti i pasimeve për gol për 2010-2019. Askush në pesë ligat më të rëndësishme të Evropës nuk ka dhënë më shumë asiste se Messi, 136 të tilla.

Image result for messi ronaldo transfermarkt

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?