6 fitore në 7 ndeshje, United bën gati kontratën për trajnerin Carrick

Michael Carrick po planifikon të qëndrojë gjatë te Manchester United, ndërsa shtohen gjithnjë e më shumë zërat se ai mund të konfirmohet në krye të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.

I emëruar si trajner deri në fund të këtij edicioni shtatë javë më parë, Carrick ka regjistruar një bilanc mbresëlënës: gjashtë fitore dhe një barazim në shtatë ndeshje në krye të “Djajve të Kuq”. Forma pozitive ka bërë që United të ngjitet në vendin e tretë në tabelën e Premier League për herë të parë që nga maji i vitit 2023.

Me mungesën e një kandidati të fortë nga jashtë, posti i trajnerit duket gjithnjë e më shumë si një mundësi që Carrick ta humbasë vetëm nëse gabon. Edhe prania e agjentit të tij, Jo Tongue, në tribunën e drejtuesve në “Old Trafford” gjatë fitores ndaj Crystal Palace të dielën, është parë si një sinjal i qartë i zhvillimeve të mundshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, United ndodhet 13 pikë pas kryesuesve Arsenal dhe Manchester City, dy skuadra që Carrick i mposhti në dy ndeshjet e para në krye të ekipit në janar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?