6 futbollistë të Valencias dalin pozitiv ndaj Covid-19

Ezequiel Garay ishte një nga rastet e para në La Liga që rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, por tashmë numri i të infektuarve në kampionatin spanjoll dhe më konkretisht te klubi i Valencias është rritur ndjeshëm.

Klubi valencian me një komunikatë në faqen zyrtare kanë bërë të ditur se bashkë me Garay-in, janë 5 personat e prekur nga COVID-19, mes tyre futbollistë dhe pjesëtarë të stafit, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Kundërshtari i fundit i Valencias ishte Atalanta në Champions League që vinte prej nga zonave më të prekura të Italisë. Megjithatë klubi bergamask ende nuk ka të prekur por pas lajmit për 5 rastet me koronavirus që ka Valencia, klubi bergamask është i detyruar të vetëkarantinohet, mes tyre edhe Berat Gjimshiti.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?