6 gola në gjysmëfinalen e parë, Barcelona dhe Inter dhurojnë spektakël

Një ndeshje spektakolare u zhvillua në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, ku Barcelona dhe Inter barazuan me rezultatin dramatik 3-3 në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve 2024/25.

Zikaltrit e nisën vrullshëm takimin duke shënuar që në sekondën e 30-të me një magji me thembër nga Marcus Thuram, ndërsa në minutën e 21-të dyfishuan epërsinë me një gol akrobatik nga Denzel Dumfries.

Reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm: Yamal shënoi për 1-2, ndërsa në minutën e 38-të Ferran Torres barazoi shifrat në 2-2.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Interi kaloi sërish në avantazh me golin e dytë personal të Dumfries pas një goditjeje këndi, por autogoli i portierit Yann Sommer, pas një gjuajtjeje të fuqishme të Raphinha, vulosi rezultatin 3-3.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky barazim e lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas gjashtë ditësh në “San Siro”. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?