6 raste pozitive nga 748 testime në ekipet e Premier league

Premier League po përgatitet për rifillimin e sezonit, por sinjalet nuk janë të mira deri më tani. 6 futbollistë (ose anëtarë të stafit të klubeve) kanë rezultuar pozitiv ne testimet e para të bëra nga klubeve angleze.

Federata Angleze ka publikuar lajmin e dy ditëve të fundit, teksa mes së dielës dhe të hënës janë testuar në total 748 futbollistë apo anëtarë të stafeve. 6 prej tyre kanë dal pozitiv ndaj Covid-19.

Premier League ka publikuar të dhënat për të qenë sa më transparentë. Asnjë detaj për klubet që nga ku janë rastet pozitive, duke u kufizuar vetëm në njoftimin e përgjithshëm. Kampionati anglez është ndalur nga 13 marsi, ndërkohë që stërvitjet kolektive kanë nisur nga dita e sotme, me nga 5 futbollistë për grup në një total prej 75 minutash. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP