6 trofe brenda vitit 2025, PSG arrin rekordin e Barcelonës dhe Bayernit

Paris Saint-Germain i drejtuar nga Luis Enrique ka shkruar histori në vitin 2025, duke arritur gjashtë trofe në një vit kalendarik, pas fitores në Kupën Interkontinentale kundër Flamengos. Një sukses që e çon klubin parisien në një nivel elitar të futbollit botëror.

PSG mbyll kështu një sezon të jashtëzakonshëm me këta trofe:

Ligue 1

Swiss Digital Desktop Reklama

Kupa e Francës

Swiss Digital Mobile Reklama

Superkupa Franceze

Champions League

Superkupa Evropiane

Kupa Interkontinentale

Një bilanc fantastik, që mund të ishte bërë edhe më i pasur dhe plotësisht unik nëse parizienët nuk do të ishin ndalur në finalen e Botërorit për Klube, ku u mposhtën nga Chelsea i drejtuar nga Enzo Maresca. Një humbje që nuk e zbeh aspak madhështinë e një viti praktikisht perfekt.

Në historinë e futbollit botëror, vetëm dy skuadra të tjera kishin arritur më parë të fitonin gjashtë trofe në një vit kalendarik.

Barcelona 2009 (Pep Guardiola)

Bayern Mynih 2020 (Hansi Flick)

Tani, PSG i Luis Enrique bashkohet me këtë listë ekskluzive, duke konfirmuar dominimin e tij absolut në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?