7 gola në “Wanda Metropolitano”, Atletico merr një fitore spektakolare me 10 lojtarë ndaj Getafes (VIDEO)
Atletico Madrid ka arritur një fitore spektakolare 4-3 ndaj Getafes, në një ndeshje që i dhuroi të gjitha. Pjesa e parë ishte e çmendur duke prodhuar plotë 6 gola dhe që zgjati 50 minuta.
Gjithçka nisi me një penallti të humbur nga Suarez në minutën e 90-të, por Correa dhe Cunha shënuan dy herë për Atleticon. Getafe nga ana tjetër u kundërpërgjigj me plotë tri gola. Mayoral fillimisht hapi ndeshjen, ndërkohë që më pas Enes Unal shënoi dy gola me penallti.
Skuadra e Simeones nuk u dorëzua dhe do të shënonte golin e barazimit pa u mbyllur shtesa e pjesës së parë me Angel Corrrean. Si për ta bërë dhe më të ndezur ndeshjen mendoi Filipe që bëri një ndërhyrje horror, duke merituar kartonin e kuq në minutën e 58-të.
Atletico Madrid edhe pse me 10 lojtarë do të arrinte që të gjente golin e avantazhit dhe të fitores me Mario Hermoson që bën gjithçka mirë brenda zonës me një veprim akrobatik. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

