7-ta i sjell fat Cristiano Ronaldos, tani nuk ndalet më (VIDEO-LAJM)

Kur Cristiano Ronaldo është në fushë, ka vetëm argëtim. Portugezi është një problem më shumë për kundërshtarët, një qetësim më shumë për Juventusin. Mjafton të lexosh,dhe të rilexosh numrat e tij, gjithmonë të frikshëm.

Këtë herë emërusi i përbashkët është 7-ta, që përkon me numri i fanellës, por dhe me numrin e ndeshjeve radhazi, kur ai ka gjetur të paktën një herë rrugën e rrjetës. Sepse Cristiano është një “kafshë” që ushqehet me gola.

Maurizio Sarri duhet të kujdeset vetëm se kush duhet të qëndrojë në krahë të tij, pasi për të tjerat, mendon ai. Në total ka shënuar 11 në 7 ndeshjet e fundit, ose 16 gola në 17 ndeshje, 18 kur në lojë futet edhe Championsi.

Ronaldo ka një uri të frikshme për gola dhe trofe. E kupton kur e sheh që dëshpërohet kur humbet një rast, apo kur qorton shokët për ndonjë pasim të gabuar. Objektivi i radhës është që të arrijë Immobilen, por sulmuesi italian nuk ka të ngopur me gola këtë sezon. Ronaldo “ndez motorrët” për t’i dhuruar kënaqësi trajnerit Sarri, dhe të gjithë tifozëve bardhezi. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP